
Dy ditë më parë u raportua e humbur nga familja! Reagon aktorja: Jam gjallë
Aktorja e Gossip Girl, Chanel Maya Banks, pak ditë më parë u raportua e humbur nga familja e saj e cila pretendonte se bashkëshorti i saj mund t’i kishte bërë diçka. Mirëpo së fundmi ajo u gjet e sigurt në Teksas dhe për këtë situatë të çuditshme pritet të japë shpjegim.
“Siç e shihni, unë jam gjallë”, tha aktorja 36-vjeçare, duke zbuluar se do japë dhe një intervistë.