
“Durimi ynë po soset”, Trump kërcënon hapur liderin suprem të Iranit: Dimë ku fshihet, por nuk do ta vrasim… të paktën për tani!
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara e dinë saktësisht vendndodhjen e Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, dhe mund ta vrasin, por aktualisht po përmbahen për të shmangur përshkallëzimin e konfliktit.
“E dimë saktësisht ku ndodhet i ashtuquajturi ‘Udhëheqës Suprem’. Ai është një shënjestër e lehtë, por është i sigurt aty ku ndodhet. Nuk do ta eliminojmë (të paktën për tani)”, shkroi Trump në rrjetin social Truth Social.
Ai shtoi se një veprim i tillë mund të sjellë sulme hakmarrëse me raketa ndaj civilëve dhe trupave amerikane, ndaj për momentin SHBA-ja po tregohet e përmbajtur. Megjithatë, Trump paralajmëroi se durimi amerikan po soset.
Në një postim vijues, ai bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për dorëzim: “DORËZIM PA KUSHT.”
Kjo deklaratë e fundit e Trump vjen në një moment të tensionuar të konfliktit Izrael-Iran dhe mund të rrisë më tej rrezikun e një përshkallëzimi të ri në rajon.
tpz.al