Dulce Maria në pritje të fëmijës së saj të parë: Jam jashtëzakonisht e lumtur
Aktorja meksikane Dulce Maria do të bëhet nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e bëri të ditur vetë aktorja shumë e dashur për publikun botëror dhe shumë e njohur nga seriali “Rebelët”, i transmetuar në Shqipëri vite më parë.
Dulce Maria, 34 vjeç publikoi një foto me bashkëshortin e saj, duke treguar testin e shtatzënisë dhe duke u shprehur shumë e lumtur që do të bëhet nënë.
“Në mes të kaq shumë kaosi dhe pasigurie në botë, unë dhe partneri im duam të ndajmë një lajm që na mbush me dashuri, lumturi dhe mirënjohje. Mrekullia e jetës gjen gjithmonë një mënyrë për t’u shfaqur. Po! Jam shtatzënë! Do të bëhemi prindër! Jemi jashtëzakonisht të lumtur që do të fillojmë një fazë të re dhe po presim plot dashuri fëmijën tonë! Përpos faktit se rrethanat janë të ndërlikuara nga pandemia, ne besojmë se Zoti ka gjetur kohën perfekte”-shkruan aktorja.
revistawho.com