Dulce Maria bëhet nënë, foto e parë me vogëlushen
Aktorja meksikane e serialit “Rebelët”, Dulce Maria është bërë sot nënë për herë të parë. Lajmin e ëmbël e dha vetë aktorja me një foto të postuar në rrjete sociale, ku shfaqet dora e saj, e bashkëshortit dhe e vogëlushes së porsalindur. Dulce Maria e quan ardhjen në jetë të së bijës si dhuratën dhe mrekullinë më të madhe nga Zoti. Ajo falenderon bashkëshortin që është treguar shumë i përkushtuar ndaj tyre dhe premton se do të jetë një nënë shumë e mirë.
“Nuk ka fjalë që mund të shprehin atë që ndiej, së pari faleminderit pafund! Falenderoj Zotin që na la të provojmë mrekullinë më të madhe në jetë, dhuratën më të madhe, shprehjen e dashurisë sonë të pamasë, një përvojë transformuese. Dashuria na bën më të fortë. Ja ka vlejtur gjithçka që të të kem tani në krahët e mi. Faleminderit Paco qe je babai më i mirë për foshnjën tonë të bukur, e cila ndryshoi jetën tonë. Premtoj se do të jem nëna më e mirë për ty ylli im i bukur. Të duam”-shkruan Dulce Maria.