Duket tjetër njeri, Xheni Mhillaj e “Big Brother” pranon operacionin plastik në fytyrë
Pas pjesëmarrjes së saj në “Big Brother 9”, Xheni Mhillaj është kthyer tashmë në një personazh të njohur për publikun shqiptar.
Ajo ka qenë shpeshherë në qendër të vëmendjes nga mediat rozë për shkak të lidhjes së saj me ish-banorin e BB9, Benardin, me të cilin thuhet se janë ndarë.
Gjithashtu ajo tërheq vëmendjen e fansave edhe me look-un e saj, ku duket se ka ndryshuar ndjeshëm ndër vite. E një gjë të tillë e kanë vënë re edhe ndjekësit e saj.
“Xheni, mos ke bërë hundën? Nëse po, dukesh shumë, shumë e bukur!”, i ka shkruar një fanse Xhenit në “Instastory”.
Ish-banorja e “Big Brother”-it e ka pranuar publikisht se ka bërë ndërhyrje në hundë, pasi përgjigja e saj është: “Po, faleminderit”.
Ndërkohë një tjetër e pyet: “A të ka dhembur operacioni i hundës. Ps. Je shumë e ëmbël”. “Jo fare! Faleminderit shumë”, i përgjigjet Xheni.