“Duket sikur ke harruar të veshësh…”, Chloe Ferry kritikohet ashpër nga fansat për veshjen seksi që zgjodhi për të festuar ditëlindjen
Chloe Ferry u përball me një reagim të ashpër të ndjekësve të saj sot, sepse kishte veshur geta të tejdukshme, teksa përgatitej të festonte ditëlindjen.
Ajo kishte zgjedhur një nga veshjet më seksi ndonjëherë, pasi getat i kishte kombinuar me një body të zi, i cili i nxirrte në pah të pasmet bombastike, sipas “The Sun”.
Chloe dukej se e pëlqente veshjen e guximshme, teksa filmonte veten para se të dilte në rrugë me miqtë.
Ndjekësit e saj nuk e kanë pëlqyer veshjen që kishte zgjedhur dhe disa e quanin të papërshtatshme për t’u veshur gjatë ditës.
Njëri shkroi: “Të jep një përshtypje të keqe sikur dëshiron vëmendjen e mashkullit. Nuk është nevoja t’i tregoni format tuaja siç bëni ju. Njerëzit ju duan për atë që jeni. Nuk është nevoja të visheni kështu që të tërhiqni vëmendjen. Gëzuar ditëlindjen dhe qëndroni të sigurt”.
Një tjetër komentoi: “Për në club, po! Por për shëtitje nëpër qytet gjatë ditës me familje përreth, është e tepërt. Dikush do të përplasë makinën duke i hedhur një vështrim të dytë.”
Ndërsa një ndjekës tjetër tha: “Unë nuk e kuptoj këtë look, duket sikur ke harruar të veshësh fundin mbi geta”.
Javën e kaluar Chloe u turpërua, pasi aksidentalisht filmoi lodrën e saj të seksit teksa filmoi një video-mesazh nga shtrati e veshur me të brendshme në ngjyrë të purpurt.
Pasi e vuri re diçka të tillë, ajo bëri edhe një tjetër video ku tha: “Ndihesh e vetmuar gjatë natës kur je beqare dhe kjo është gjithçka që kam marrë. Më vjen keq djema.
“Mendova se do t’ju thoja vetëm se kam pasur ditën më të gjatë ndonjëherë, dhe sapo jam shtrirë tani”.
Sidoqoftë, duket sikur ajo nuk është vënë shumë në siklet, sepse nuk i fshiu videot në mënyrë që t’i shihnin të gjithë.