Dukeshin kaq të dashuruar, Olsi është ndarë nga partnerja? Përse po zien rrjeti!

Instagrami është bërë shkas për shumë aludime ndarjesh, e më i fundit prej tyre lidhet me aktorin e humorit Olsi Bylyku.

Janë shfaqur zëra mbi një ndarje të mundshme të tij dhe partneres, qe në fakt, dukeshin mjaft të dashuruar me njëri-tjetrin. Arsyeja përse morën hov të tilla pretendime në rrjet është se Egli Tako ka fshirë nga profili i saj në Instagram fotot me Olsin, edhe pse të dy ata vazhdojnë ta ndjekin njëri-tjetrin aty.

Nga ana tjetër, dyshimet janë shtuar pasi një ditë më parë nëna e Olsit festoi ditëlindjen dhe si rrallëherë, një urim nga Egli mungoi. Gjë që mesa duket ka ngritur edhe më shumë dyshimet te ndjekësi e tyre. Vetë Olsi e bëri urimin e tij për të ëmën, e mjaft të ngrohtë madje.

“Mos e publiko o non, festojmë në me njëri-tjetrin, se robt kanë halle, pse duhet me u gëzu në që kemi ditëlindjen-më tha. Po e di mam, gjithmonë më le me edukatën dhe përgjegjësinë më shumë mbi të tjerët se mbi veten, por ti e meriton çdo ditë feste, çdo ditë ditëlinje, çdo ditë buzëqeshje si çdo nënë në botë. Gëzuar ditëlindjen debulesa ime më e madhe. U bëfsh 100 vjeç.”

Bordo