“Dukesh si dollapi im kur bëhet rrëmujë”, Aurela Gaçe u përgjigjet fansave: Më…

Këngëtarja e dashur për publikun shqiptar, Aurela Gaçe, është shpeshherë komentuar për stilin dhe look-un e saj të guximshëm.

Ajo vazhdimisht publikon në profilin e saj në “Instagram” foto apo video ku tregon se sa shpesh ka ndryshuar pamjen, dhe çfarë stili veshjesh ka përdorur ndër vite.

Aurela-Gace-2

Por së fundmi, Aurela është kritikuar për shkak të veshjes së saj. Në një fotografi të publikuar së fundmi, ajo shfaqet e veshur me një xhaketë të gjatë xhins, një shall jeshil dhe xhinse të gjëra. Ndërkohë në kokë mban një kapele.

Kjo veshje duket se nuk është pritur mirë nga disa ndjekës të saj, të cilët kanë nisur me kritikat, ku një i ka thënë se duket si një e pastrehë.

Aurela-Gace-3

“Sinqerisht mendimi i pare qe me erdhi ndermend ishte qe po shikoja nje foto me nje person te pastrehe . Thjesht nuk është për ty dashur”, i shkruan një fanse.

“bobbo bbobo rrofsh. Here tjeter do te ta marr doren, mire? Rrofsh”, i përgjigjet Aurela.

Ndërkohë një tjetër i shkruan se “duket si dollapi i saj kur bëhet rrëmujë” dhe këngëtarja e njohur i përgjigjet: “Më lumtë”, duke e shoqëruar me një emoi që qesh dhe duke treguar se nuk i interesojnë aspak kritikat e tilla.