”Dukeni çifti ideal”/ A janë bashkë Arjola dhe Kledi, dalin fotot

Miqësia e Arjolës dhe Kledit ka vijuar edhe jashtë lojës. Dy konkurrentët krijuan një lidhje miqësore në shtëpi, që për shumë kënd edhe u keqkuptua.

Në dy spektakle u fol për pëlqimin që aktorja mund të kishte për modelin. Megjithatë Arjola e mohoi këtë fakt, duke u shprehur se e çmon si mik, por nuk ka tërheqje seksuale për të.

E tashmë që gjithçka është mbyllur miqësia mes tyre ka vijuar edhe jashtë. Në ambientet e festës, Arjola dhe Kledi janë shfaqur shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Dy ish-banorët kanë mbërritur së bashku në festë dhe para se të hynin, kanë realizuar edhe dhjetëra foto së bashku. Edhe për gjatë festës, dy miqtë kanë festuar pranë njëri-tjetrit, duke kërcyer e kënduar deri në orët e para të mëngjesit. E si dy beqarë, duhet thënë se duken shumë bukur pranë.