Duken të urtë, po fëmijët e Princit William qenkan njëri më mistrec se tjetri
Gjatë një vizite në një shkollë në Liverpool, Princi William vendosi t’i përgjigjej pyetjeve nga të vegjëlit që takoi, të cilët me sinqeritet e pyetën për fëmijët e tij.
“A është princesha Charlotte më mistrece se princi George?”-e pyeti një nga vogëlushët Harry-n.
Pa ngurruar, William u përgjigj: “Jo, ata janë njëri më mistrec se tjetri. Janë shumë mistrecë”.
Ndërsa për Louis, William tha se i ngjan më shumë Charlotte-s në personalitet.
Princi tregoi se dëshiron që fëmijët e tij të përfshihen më shumë në detyrat mbretërore. Ai dhe Kate shpresojnë të jenë në gjendje për t’i marrë fëmijët në eventet mbretërore për t’u mësuar me botën e tyre.