Duken si motra, por janë nënë e bijë/ Dorina Mema në Turqi për 16 vjetorin e vajzës

Modelja e fitness-it, Dorina Mema ka ndarë me miqtë sot festën në familjen e saj, pikërisht 16 vjetorin e vajzës Irsin. Nënë e bijë e kanë festuar këtë ditë në Turqi, ku shfaqen të lumtura pranë njëra-tjetrës. “Qirinjtë e 16-të i fikëm në qiell”, shkruan Dorina poshtë fotos të shkrepur në një fushë me balona. Në një foto tjetër që kampionia e fietness-it postoi në 8 Mars, ato duken si dy motra binjake të veshura me ngjyrën pink. Duket se Irsin është kopja e mamit apo jo?