Duke qarë, këngëtarja shqiptare shfaqë anën që nuk e shohim në Instagram

Këngëtarja shqiptare, Enxhi Nasufi, ka shpërndarë në Instagram një fotografi duke qarë, duke vepruar si pak kush.

Përmes këtij postimi, ajo jep një mesazh për njerëzit që e ndjekin atë dhe bën thirrje për t’i kthyer sytë kah vetja.

Ajo është hapur me publikun duke ndarë se shpesh herë përballet me probleme të tilla si ankthi dhe depresioni, dhe lufton me veten për pasiguritë, komplekset dhe vështirësitë.

“Cfare nuk shikoni shpeshhere ne Social Media! Lot, dhimbje, zhgenjim, vuajtje, nerva, humbje, luhatje humori, mosdeshire, ankth, panik, depresion etj etj. Dhe te gjitha keto jane totalisht normale sepse sa me shume kalojne vitet aq me shume e kuptoj ate shprehjen e mamit tim “ jeta nuk eshte fushe me lule” hajde se “do rritesh” dhe do i kuptosh se gjerat jane ndryshe! Po jane ! Cdo dite luftoj me veten dhe me askend tjeter per jeten time dhe per endrrat e mia! Ne fakt Cdokush luften me veten e ka , me problemet brenda vetes , me pasigurite , komplekset , veshtiresite por jo cdo njeri i shfaq njesoj!
Une kam vendosur te luftoj luften time me veten time dhe fotoja qe shihni eshte nje nga ato ditet e procesit te jetes time! FIGHT YOUR OWN BATTLES! Perqafoni Uljet dhe ngritjet ne jeten tuaj! No one is You dhe mbi te gjitha cdokush ndoshta po kalon veshtiresi dhe sfida qe ti nuk i di! Keshtu qe boll u moret me te tjeret, me jeten e te tjereve po gjeni guximin te ktheni syte brenda vetes tuaj! E nese keni qellime ne jete vetja juaj eshte konkurenti numer 1. Te gjitha jane pjese e jetes ne te cilen edhe une sigurisht kam dhe pafund dite qe ndricoj dhe ndihem njeriu me i plotesuar me energjik dhe me konfident ne bote. So it is what it is. This is life”, ka shkruar ajo, njofton Klankosova.tv.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Enxhi Nasufi (@enxhinasufi)