Duke pushuar në studiot e ‘Top Channel’, Renato Mekolli tregon se çfarë ndodh për të realizuar 1 orë emision
Shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli ka ndarë së fundmi një foto nga prapaskenat e ‘Hell’s Kitchen Albania 3’, ku ka treguar orët e pakta të pushimit gjatë xhirimevë që kanë zgjatur 18-20 orë.
“Hell’s Kitchen Albania 3
Backstage
Kur xhirimet zgjasin 18 dhe 20 orë që ju të shikoni 1 orë emision
Ky është pushimi 2 orësh i imi”, ka shkruar Mekolli krah postimit të fundit ku shihet se është duke fjetur gjumë me rrobat e kuzhinës në studiot e ‘Top Channel’.
Edhe më parë Renato ka treguar se është një punë e madhe për të sjellë në ekran emisionin që të gjithë tashmë e presin me padurim dhe ka një shikueshmëri maksimale.
Kujtojmë se reagimet e Mekollit në formatin ‘Hell’s Kitchen’ kanë shkaktuar përherë zhurmë në rrjet, duke sjellë edhe një “lumë” komentesh në llogarinë e tij./revistawho.com