Duke intervistuar mamin/ Ilva Tare merr dy fëmijët në studio

Moderatorja Ilva Tare ka bërë një postim interesant nga studion e “Euronews”, ku përballë saj shihen të ulur dy fëmijët, Melody dhe Thomas. “Duke intervistuar mamin”, shkruan Tare sipër fotos, realizuar në studion e televizionit ku ajo punon aktualisht.

Ilva-2

Për herë të parë Ilva i zbuloi për Krishtlindje 2019-të fytyrat e dy fëmijëve, vajzës Melody dhe djalit Thomas, duke zgjedhur të uronte ndjekësit me një kartolinë familjare. Ajo shihej në krahët e bashkëshortit, ish-deputetit demokrat Eduard Selami dhe dy fëmijëve të tyre. “Gëzuar Krishtlindjen!”, uronte Tare, teksa publikoi edhe një foto të fëmijëve duke luajtur pranë pemës./Story.al