Duke i kërkuar falje njëri-tjetrit, Donaldi dhe Iliri i japin fund debateve

Donald Veshaj dhe Ilir Shaqiri kanë patur debate të shumta gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e “Big Brother VIP”, ndonjëherë edhe në dukje shumë qesharake. Mirëpo, përplasjet mes tyre, u duk se e ndanë shtëpinë në dy grupe, madje disa prej banorëvë që kanë dalë nga shtëpia, kanë thënë se janë penalizuar.

Por, me sa duket këtyre debateve u ka ardhur fundi. Sabiani, si miku më i mirë i Ilirit, i ka këshilluar atij të sqarohet njëherë e mirë me Donaldin.

“Nëse mendon se Donaldi është djalë i keq ta them unë që nuk është. Unë mendoj të sqarohesh dhe ta mbyllim këtë muhabet. Aq ditë sa do qëndrojmë këtu, le të qëndrojmë në harmoni duke bërë shaka me njëri-tjetrin”,- tha ai.

Kjo këshillë duket se u aprovua nga balerini i cili foli me Donaldin, madje duke i kërkuar edhe falje.

“I vetmi shqetësim që kam pasur ishte akuza jote për ngacmim ndaj Semit dhe ndaj vajzave. Atë unë nuk e përtyp dot”,- tha Iliri.

Donaldi nga ana tjetër mbështeti faktin se diskutimet mes tyre duhet të marrin fund. Ai nuk nguroi të kërkonte as falje për akuzat e thëna.

“Nuk kam dashur të të prek në asnjë moment, për atë pjesë të kërkoj shumë falje”,- tha ai.

Ndërkohë, të dy ata përfliten kudo, edhe nga ish-banorë, si dy nga pretendentët kryesorë për të fituar çmimin e madh.

/News31