Duke i dhënë gji të voglit, Olta Gixhari ndan proçesin më të bukur në botë

Që prej momentit kur u bë nënë për herë të parë, aktorja e njohur, Olta Gixhari ka ndarë momente të ndryshme me të voglin e saj, Amar. Së fundmi ajo ka publikuar një foto ku shfaqet se është duke i dhënë gji dhe e ka përshkruar këtë proçes si më të bukurin.

“Proçesi më i bukur në botë”, ka shkruar Olta krah postimit të fundit ku shfaqet me Amar në krahë.

Me siguri Gixhari është duke krijuar kujtimet më të bukura me vogëlushin e saj që rritet çdo ditë e më shumë dhe i dhuron mamit shumë dashuri.

Kujtojmë se prej disa muajsh Olta jeton në Spanjë së bashku me partnerin e saj dhe Të voglin, Amar.

View this post on Instagram

Procesi me i bukur n’bot🧿💙 #amar

A post shared by Olta Gixhari (@oltagixhari) on

revistawho.com