Dukagjin Lipa dhe dhëndri i tij kanë një marrëdhënie perfekte, kjo foto i tregon të gjitha
Nëse hapni profilin e Dua Lipës në ‘Instagram’ do të vini re se ajo publikon shpesh herë foto me të dashurin e saj, Isaac Carew. Isaac dhe Dua kanë një lidhje disa-vjeçare, e cila duket se sa vjen dhe forcohet më shumë. Gjatë momenteve më të rëndësishme të karrierës së saj (si përshembull fitimi i dy çmimeve ‘Grammy’), Isaac ka qenë gjithmonë i pranishëm, gjë që tregon se lidhja e tyre është familjare. Kjo gjë u vërtetua dhe ditën e djeshme, kur Isaac publikoi një foto me Dukagjin Lipën, me përshkrimin: “Gëzuar ditëlindjen, shoku!”. Duke parë se sa të afërt janë dhe mënyrën se si e thërrasin njëri-tjetrin, kuptojmë se lidhja e tyre është shumë shoqërore. Dukagjini mbushi 50 vjeç dhe Dua organizoi një festë surprizë për të duke mbledhur të gjithë të afërmit, shkruan Who.