Duka në Vatikan: i dhuron Papa Françeskut përkrenaren e Skënderbeut e fanellën kuqezi
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka është pritur sot në audiencë nga Ati i Shenjtë, Papa Françesku në Vatikan. Një takim mjaft i veçantë, ku Presidenti Duka i shprehu Shenjtërisë së tij falënderimet dhe mirënjohjen për kontributin e paçmuar që ka dhënë në lartësimin e vlerave të humanizmit dhe mesazhet e tij për paqen dhe unitetin në të gjithë botën.
Papa Françesku vlerësoi rolin e sportit në ndërtimin e një shoqërie më të bashkuar dhe më të drejtë. Takimi ishte një moment simbolik që nënvizoi rëndësinë e sportit si një urë komunikimi mes popujve në botë. Në këtë takim, në Vatikan, presidenti i FSHF-së shoqërohej nga homologu i saporikonfirmuar i FIGC, Gabrielle Gravina.