Duhet ta shihni reagimin e Adele kur përballet me një filtër TikTok-u

Adele mund të jetë familjare me klasifikimet, notat e larta, muzikën e mirë, çmimet dhe rekordet, por kjo nuk do të thotë se i njeh mirë filtrat e bukurisë, sidomos ato të TikTok-ut.

Ndërkohë që një fanse po xhironte veten dhe Adele, admiruesja e këngëtares përdori një filtër dhe Adele thjesht u shokua!

“Ç’i bëre fytyrës sime! Uau! Ma hiq atë filtër nga fytyra!”, tha Adele. “Pse po përdor filtra të tillë. Nuk dukesh kështu, e dashur”, shtoi këngëtarja britanike.

Cila ishte përgjigjja e tiktoker-es, (e quajtur Jamy)? Vetëm lot dhe jo nga e qeshura…

Adele mendoi se ndoshta e teproi pak dhe i dha një përqafim dhe i tha fjalinë e ëmbël: “Oh, Jamy, mos qaj!”.

Tiktoker-ja e postoi videon dhe shkroi: “Thjesht Adele e cila thjesht erdhi tek unë dhe më bëri të vendos në pikëpyetje të gjithë ekzistencën time”.

Pra, po ju ra rasti të takoni Adele, mos përdorni filtra!

Anabelmagazine

Me te lexuarat