“Duhet dhe një vajzë”, Bieta Sulo i ka planet e qarta për këtë vit

Të ftuara speciale sot në “Ftesë në 5” me Bieta Sulon, ishin Ermira Çausholli, Arlinda Dudaj dhe Erisa Xhixho, të cilat folën rreth mëmësisë dhe uljes së numrit të lindjeve nga gratë shqiptare.
Arlinda, nënë e një djali 21 vjeçar, tregoi se e e ka mbyllur këtë kapitull, pasuar nga një “ndoshta” e Erisa Xhixhos dhe një “Po” e vazhdueshme nga Ermira. Kjo e fundit jo vetëm la të kuptohej që me shumë kënaqësi do provonte ndjesinë e të qenit nënë për herë të pestë, por nxiti edhe Bietën për të nisur një fëmijë.

E vënë në dilemë, Bieta iu drejtuar publikut e dëshira e tyre ishte një motër e vogël për Kroin.

Bieta-2

“U dashka dhe vajza… ja ta mendojmë, ndoshta 2020 nuk dihet se çfarë sjell”, përfundoi Bieta duke qeshur. Pra, me sa duket këtë vit mund të presim lajme mjaft të bukura nga moderatorja e njohur.