
Dueti surprizë i Albërije Hadërgjonaj, në krah të djalit më të ndjekur të Instagramit
Albërije Hadërgjonaj është bashkuar me Fatmir Sufën për këngën e re, kënhëtari 24-vjeçar më i ndjekur i Instagramit. Këngëtarja mbrëmë vonë ka publikuar në Instagram, një video e cila përmban pak pamje nga videoklipi i ri për të cilin është përkujdesur produksioni MAX, shkruan Prive. Albërija nuk e bëri të ditur datën e publikimit por na paralajmëroi se projekti publikohet shumë shpejt me përshkrimin “së shpejti”.
