‘Dubai Porta Potty’/ Edhe Kejvina Kthella u përgjigjet akuzave të rënda përmes një deklarate
Teksa asgjë nuk është e vërtetuar, “Dubai Porta Potty” mbetet një temë diskutimi në rrjetet sociale dhe akuzat ndaj vajzave të njohura nuk kanë munguar. Pas Encës, ka ardhur një reagim edhe nga modelja Kejvina Kthella.
Përmes disa statuseve në Instagram, Kejvina shkruan “Po shyqyr doli ajo tipja duke ngrënë m*t që të kishit me çfarë të merreshit këto ditë. Presim të dalë ndonjëra në Maldives duke pirë sh*rrë që të na shani.” Ajo nuk e kursen një ofendim për ndjekësit që i quan edhe ‘barbona’ teksa shton se do ndjekë rrugët ligjore për këdo që dëmton imazhin e saj.
Ditën e djeshme reagoi edhe këngëtarja Enca. Përmes disa statusesh në Instagram ajo shkruante se nuk ka nevojë të bëjë diçka të tillë sepse ka punuar ndër vite për të arritur këtu ku është sot. “Para se të turpëroheni në mesazhe e komente po ju rikujtoj se unë jam selfmade boss që ka punuar që në moshën 16-vjeçare dhe ka patur sukses. Mentaliteti i dobët do iu lëjë të mjerë. Kështu që në vend se të urreni merrni disa leksione nga më e mira. Kam qëndruar në heshtje dhe larg vëmendjes për shumë gjatë dhe keni harruar se kush është mbreti”- shkroi ajo fillimisht.
Ditët e fundit filloi të hapet me shpejtësi një thashethem se kjo dukuri po ndodh në Dubai. “Dubai Porta Potty” thuhet se lidhet me influencers dhe vajzat e tjera të reja që në këmbim të parave ose dhuratave lënë të tjerët të kryejnë jashtëqitjen dhe urinën sipër trupit dhe fytyrës (përfshirë edhe gojën).
Sipas Urban Dictionary, ato “blihen” nga burra të pasur arabë dhe europianë për 30,000+ dhe marrin pjesë në “festat e jahteve”. Nëpër jahte thuhet se ndodhin praktikat e tmerrshme të përmendura më sipër. E kur e gjitha kjo mbetet një thashethem, që vështirë se mund të merret në konsideratë përsa kohë mungojnë prova dhe hetime më të besueshme, të shumtë janë njerëzit që e kanë marrë në konsideratë dhe kanë nisur akuzat ndaj vajzave të njohura shqiptare, kryesisht ndaj atyre që vizitojnë shpesh Dubain.