Dubai eksperiencë e çmendur edhe për Klajdi Lupën

Këngëtari shqiptar që ka bërë famë në Greqi, Klajdi Lupa, i njohur në muzikë si Claydee ka ndarë me fansat në Instagram, aventurën e tij të fundit në Dubai. “Çfarë eksperience e çmendur”, shkruan ai poshtë fotove, duke pozuar në disa ambiente të mrekullueshme të këtij vendi para kthimit në Athinë, kryeqyteti grek ku jeton me familjen.Pas shumë vajzave VIP, Klajdi është një nga këngëtarët meshkuj që e shpreh hapur afeksionin për Dubain. Nuk dihet saktësisht nëse arsyeja e këtij udhëtimi ishin pyshimet, apo ndonjë bashkëpunim muzikor.