
Dubai dorëzon Florenc Çapjan/ I dënuar për jetë për vrasje kthehet në Shqipëri
Një nga emrat më të kërkuar të drejtësisë në shqipëri, Florenc Çapja do të kthehet në shqipëri me pranga në duar. Policia thotë se pas ndalimit në Dubai autoritetet kanë pranuar procedurat e ekstradimit.
44-vjeçari akuzohet për disa ngjarje të rënda ndërsa në SPAK është akuzuar në dosjen Plumbi i artë për sigurimin e kushteve për vrasjen e mbetur në tentativë të sokol Sanxhaktarit në Elbasan.
Për të ka dëshmuar dhe i penduari Nuredin Dumani. Një tjetër ngjarje e rëndë është dhe vrasja e Nezir dhe Gentian Beqirit babë e bir. Për këtë ngjarje në vitin 2023 Ccapja u dënua me burgim përjetë.
Vrasja u realizua në vitin 2012 kur Gentian Beqiri ishte në masën e arrestit në shtëpi. Autori arriti ti shpëtonte vëzhgimit të policisë duke i ekzekutuar të dy.
Për këtë rast dyshohet se Çapja ka qenë organizator dhe shkak besohet të jetë hakmarrja. Kjo pasi në vitin 2005 ishte vrarë Sokol Çapja.
Po ashtu SPAK tashmë ka kërkuar dhe konfiskimin e 10 pasurive të Florenc Çapjas ku përfshihen ndërtesë, banesa, tokë dhe godinë shërbimi.
Deri më tani janë 4 persona të ekstraduar nga Dubai mes të cilëve dhe Plarent Dervishaj. Aty dyshohet se strehohen dhe personazhe të tjerë të botës së krimit, por për shkak të mungesës së marrëveshjes kthimi në shqipëri konsiderohet i vështirë.
Ora News