“Dua të fle me ty”, Konkurenti i ri ia ‘lyp’ menjëherë Antonelës, por ja çfarë i bën ajo

Klaudio, është banori më i ri në “Big Brother VIP” bashkë me artisten Big Mama.

Ai është sërfist profesionist, që ka jetuar në Itali, me muskuj e trup të tonifikuar siç vajzat e kishin këtkuar.

Që ditët e para, ai ka krijuar afrimitet me Antonelën, me të cilën kalon më shumë kohë. Por mesa duket, ka lindur edhe pëlqimi.

Claudio madje ka kërkuar sonte të flejë afër Antonelës, gjë që nxiti reagime tek banorët.

Ishte Iliri, ai i cili pyet Claudion se a i pëlqen Antonela dhe ai pa hezitim tha: “Po, po më pëlqen”.

Madje, me batuta, duket se i gjeti edhe zgjidhjen, duke e ndërruar me Sabianin, vetëm e vetëm që ata të ishin pranë njëri-tjetrit.

Nuk është çudi që një çift i ri t’i bashkohet atyre ekzistuesve, pra Sara-PM dhe Beatrix-Donald. Megjithatë do ta shohim gjatë ditëve në vazhdim sesi do të shkojë raporti i tyre…

/News31