Dua shijon pushimet në jug të Shqipërisë
Ditët e qëndrimit të Duas në Kosovë u përmbyllën me shkuarje në Shqipëri.
Pas performancës në Hungari, Dua po shijon bregdetin jugor shqiptar.
Ajo ka ndarë fotografi nga pushimet në Kep Merli, një prej resorteve më të bukura e më luksoze.
“Një vajzë shqiptare në Shqipëri” – është shprehur Dua.
View this post on Instagram
Kujtojmë se vitin e kaluar u raportua se në resortin në fjalë, Dua është bërë me shtëpi.
View this post on Instagram
Gazetarja shqiptare Klotilda Harka, bazuar në burimet e saj deklaroi se vilën, pronarët “ia kanë dhuruar kundrejt reklamimit, natyrisht për të rritur vlerën sepse normal që edhe të huajt do e shohin me një sy tjetër, e ndoshta do të jenë turistët e ardhshëm. Ka një vit që bëhen përgatitjet për Duan, nuk ishte kaq surprizë, veçse është mbajtur sekret për të qenë vërtetë një lajm surprizues kur Duan ta shihnim në Tiranë apo në jug”.
Ky është viti i dytë që Dua pushon në rivierën piktoreske të jugut të Shqipërisë.
View this post on Instagram
Prive.al