Dua Lipa zbulon se kur ishte më e re, donte të kishte një tjetër emër

Emri i Dua Lipës është i veçantë dhe vitet e fundit shumë i përfolur, por këngëtarja ka zbuluar në një intervistë për BBC se kur ishte më e re, do të donte të kishte një emër tjetër. “Njerëzit më pyesnin për origjinën e emrit tim. Jam shumë krenare për të, por kur isha e re, doja që emri im të ishte, Hannah – “normal” dhe më “anglez”, tha këngëtarja.

Ajo u shpreh se shpeshherë e ka ndjerë veten paksa të përjashtuar dhe se që fëmijë ka qenë gjithnjë shumë e përkushtuar. “Babi thotë që është shumë e vështirë të më thuash “jo”, u shpreh Dua.

Gjithashtu, Dua foli edhe për dashurinë ndaj librave dhe tha se librat e ndihmuan të kalonte një lidhje, për të cilën u shpreh se ish-partneri kishte një tjetër ide për Duan, ide kjo që s’i përshtatej realitetit. Këngëtarja theksoi se sjellja dhe këmbëngulja e saj e ndihmuan që të zgjeronte horizontet, sigurisht, të mbërrinte edhe në pikën e suksesit ku është sot.

Gjithsesi, ne mendojmë se Hannah Lipa nuk do të kishte kurrë të njëjtin ndikim sa Dua Lipa.

Anabelmagazine