Dua Lipa viziton Shqipërinë

Dua Lipa do të vizitojë Shqipërinë. Këtë lajm e ka bërë të ditur i dashuri i saj, kuzhinieri i njohur Isaac Careë, përmes opsionit pyetje dhe përgjigje në Instagram. Dikush nga ndjekësit e pyeti nëse e ka vizituar ndonjëherë Shqipërinë.

Dua-Lipa-2

Ai u përgjigj menjëherë dhe tha po në një video të postuar në Instagram. “Dy herë, së shpejti tri”, tha ai, duke lënë të kuptohet se ai dhe Dua do të vizitojnë së shpejti Shqipërinë. Nuk dihet data e saktë, pasi ai nuk dha shumë detaje megjithatë, presim që Dua të kthehet edhe në Kosovë pak pasi të shëtisë në Shqipëri./Prive