Dua Lipa ‘vishet’ me ngjyat e flamurit të Kosovës, dhuron për publikun performancën e rrallë
Këngëtarja me origjinë shqiptare, Dua Lipa tashmë ka nisur turneun për të promovuar albumin e saj, “Future Nostalgia”.
Dua, e ka nisur këtë turne në datën 9 Shkurt në Miami, për të vazhduar më tej me performancën e saj të dytë në Nashville të Tenesisë pas disa ditësh.
Ajo është shfaqur me të njëjtën veshje në të dy koncertet.
Bëhet fjalë për kostumin e verdhë të markës “Balenciaga”, i cili ka tërhequr vëmendjen për shkak të një detaji interesant.
Performanca e Duas me këtë kostum ngjason me ngjyrat e flamurit të Kosovës.
Këngëtarja shfaqet në mesin e balërinëve e veshur me të verdhë ashtu si harta e Kosovës, shoqëruar nga gjashtë balerinë me ngjyrë të kaltër.