Dua Lipa tregon për takimin e parë: Ishte me mua, por nisi të puthej me një vajzë tjetër
Dua Lipa ka ndarë së fundmi në një emision britanik radiofonik një takim qesharak me një djalë, që daton në të shkuarën e saj.
“Ishte takimi i parë dhe ai më çoi në një festë. Më pas shkuam në zonën e duhanpirësve dhe ai nisi të puthej me një vajzë tjetër. Ishte shumë qesharake. Ajo zonë ishte mjaft e ngushtë dhe ishim vetëm unë, ai dhe ajo vajza. Unë thjesht po e shihja teksa e puthte dhe po mendoja: Po ndodh vërtetë? Më pas thashë: Ok, në rregull, dikush të më sjellë xhaketën. Kështu, mora xhaketën time dhe ika”-u shpreh Dua Lipa në radion “Kiss FM”. Aktualisht këngëtarja me origjinë shqiptare është në një lidhje me Anwar-in, vëllain e supermodeleve Gigi dhe Bella Hadid.