Dua Lipa tregoi linjat e modeles në Jugun e Shqipërisë, zbulohet regjimi sekret i yllit botëror të muzikës
25-vjeçarja Dua Lipa fillimet e saj i kishte edhe si modele, profesion nga i cili ruan tashmë vetëm linjat fizike.
Kujtojmë që gjatë adoleshencës ajo punoi edhe si modele në katalogun online “ASOS Marketplace” kur ishte 16 vjeçe, me qëllimin e vetëm që të takonte njerëz që mund ta ndihmonin ta ndiqte karrierën e saj muzikore, por dha dorëheqje pasi një menaxher i kërkoi të humbte peshë.
Ndërkohë Dua, e cila ndodhet prej ditësh në Shqipëri ku po shijon pushimet me familjen dhe të dashurin e saj, Anwar Hadid, ka postuar edhe fotot që të gjithë po prisnin, ato me bikini. Këngëtarja me famë botërore erdhi për të parë punimet që po bëhen në një prej kopshteve të dëmtuara nga tërmeti, që po ndërtohet nga fondacioni i saj dhe ndërkohë po shijon plazhet e Jugut të Shqipërisë.
Autorja e hitit “New Rules” po e shfrytëzon kohën edhe për të pushuar në vendet brilante të Shqipërisë, ndërkohë që komentet e shumta që i bëhen në “Instagram” veçohen ato se duket joshëse me bikini teksa ka nxjerrë në pah format perfekte trupore.
E ndërkohë që Dua sapo ka paralajmëruar hitin e radhës, një bashkëpunim me Pop Smoke që do të mbajë titullin “Demeanor”, ju zbulojmë regjimin sekret të një ylli muzikor në majat e saj. Teksa shumë e komplimentojnë për format e palestruara, shumë nga ndjekësit e saj duan të dinë për ushtrimet që ajo bën për të pasur trup me muskuj.
Për fizikun e saj të tonifikuar, Dua këmbëngul që e ka në sajë të ushtrimeve fizike në orët e para të mëngjesit, që zakonisht nisin nga ora 8:30.
“Qoftë në ‘Zoom’ apo bashkë, unë ushtroj me shoqen time Ella, e cila drejton një klasë ushtrimesh që titullohet ‘Scult With Ella’”,- ka treguar artistja për “Refinery29”. “Nganjëherë ushtrohem me miken time të ngushtë, Bunny, e cila vjen në shtëpi dhe më ndihmon më ushtrimet në ditët që jam pa motivim”,– shtoi Dua.
Dhe nëse ajo nuk ka shumë kohë, ajo do të zgjedhë një stërvitje intervali me intensitet të lartë (HIIT). “Unë përpiqem dhe stërvitem sa më shumë që mundem”,- tha Dua për revistën “Viva” në 2018-ën, duke vënë në dukje se ajo përpiqet të stërvitet çdo ditë, edhe për disa minuta.
“Më pëlqen të bëj diçka që është vërtet e shpejtë, si një seancë 15-minutëshe HIIT, të cilën mund ta bëj para se të filloj ditën time. Nëse kam një telefonatë vërtet të hershme, nuk dua të zgjohem orë më parë, më duhet të shkoj dhe të bëj një stërvitje. Pra, një stërvitje me intensitet të lartë, dush, mëngjes dhe vazhdoj ditën time”.
Për muskujt e definuar të barkut, ajo bën variacione ushtrimesh, si ushtrimet klasike të muskujve të barkut dhe biçikletën.
”Planks janë të mira, edhe pse pothuajse me siguri më pak të preferuarat e mia!”, tregon ajo.
Sa i përket dietës së saj, Dua pëlqen të gatuajë në shtëpi.
“Me gjithë vrapimin që bëj për punë, është mirë të kthehem në shtëpi dhe të ushqehem mirë”,- tha ajo për “Refinery29”. Por duket se dhe noti e ndihmon të mbajë trupin në formë dhe këtë e ka dëshmuar këngëtarja me anë të videove që ka postuar me të dashurin, Anwar Hadid dhe familjen e saj. Në videon e fundit të publikuar Dua dhe Anwar shihen duke u hedhur në det nga jahti luksoz.
Gjithashtu në video këngëtarja dëgjohet teksa flet shqip. “Kristina na inçizo”, i drejtohet Dua Lipa një prej mikeve të saj që ta filmojë. Ajo ka marrë shumë komente në postimin e saj, ndër të cilat bie në sy edhe ai i nënës së Anwar, Yolanda Hadid.
“Ju dua” ka komentuar ajo, shoqëruar me emoji-n e një zemre të kuqe. Jo vetëm që Dua ka një marrëdhënie shumë speciale me nënën e Anwar, por edhe familja e saj.