Dua Lipa thotë se nuk ka një terapist, por gjithnjë këshillohet me astrologen
Së fundmi, shumë personazhe të famshëm kanë folur hapur për përvojat personale dhe marrëdhëniet me astrologjinë. Jennifer Lopez, Taylor Swift, Ariana Grande, Katy Perry dhe Olivia Rodrigo janë vetëm disa nga yjet që kanë folur publikisht për besimin te astrologjia dhe yjet.
Dua Lipa është e famshmja më e fundit që ka diskutuar për lidhjen e saj me kozmosin dhe vlerësimin e për astrologen personale. Njohja e datave më të favorshme për të marrë veprime, për të bërë marrëveshje të caktuara, për të publikuar një këngë, apo për t’u bërë protagoniste në një film, të gjitha janë hapa që mund të sjellin shumë pasuri, famë dhe fuqi. Pozicionimi i yjeve mund të ndryshojnë përfundimin e çështjeve për mirë ose për keq, besojnë njerëzit që besojnë në horoskop.
Ndërsa shumë njerëz shkojnë te psikologët për të kuptuar më mirë veten, Dua Lipa ka një qasje tjetër kur vjen puna te vendimet kaq të rëndësishme. Këngëtarja është një nga njerëzit që i beson astrologjisë në vend të terapisë tradicionale. Në “Dish Podcast | Waitrose & Partners” ajo u shpreh se:
“Unë nuk kam një terapist/e, por kam një astrologe. Nëse kam një dilemë dhe mendoj se çfarë do më sjellë ky muaj, gjithnjë konsultohem me astrologen.” Ajo i dërgon mesazh Rosie-s, për një lexim sepse Dua është “thjesht e fiksuar”.
Ekspertët thonë se astrologjia është një mjet i shkëlqyer për të kuptuar modelet dhe psikikën tonë duke na ndihmuar që të kuptojmë më mirë veten.
Në ditët e sotme, astrologët marrin rolin e terapistëve dhe i përmbahen etikës së ngjashme, si ruajta e privatësisë, përcaktimi i kufijve dhe trajtimi i klientit. Përveç një diplome mjekësore, ndryshimi kryesor është se terapistët përdorin metoda psikoterapeutike për të sjellë ndryshimin.
Në të njëjtën kohë, astrologët mund të dallojnë se përse një person vepron në një mënyrë të caktuar dhe si të përmirësohet. Rezultati? Të ndihmuarit e njerëzve për më shumë kontroll në jetën e tyre dhe qartësi në zgjidhjen e çështjeve dhe probleme të caktuara.
Anabelmagazine