Dua Lipa tejet e dashuruar me Anwarin, publikon fotografi duke u puthur me të
Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa, duket se po e shijon në maksimum lidhjen e saj me modelin Anwar Hadid.
Ai tashmë e shoqëron çdo kund artisten, teksa për herë të parë si çift në një tapet të kuq, dyshja u shfaqën muajin e kaluar në American Music Awards 2019.
Dua është shumë aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, përmes së cilave vazhdimisht po paralajmëron albumin e saj të dytë që do të publikohet në fillim të vitit tjetër.
Mes postimeve të përditshme rreth jetës profesionale, ajo anash nuk po e lë as jetën private.
Dua së fundmi ndau me ndjekësit e saj në InstaStory një imazh, ku shfaqej duke u puthur me të dashurin e saj, Anwar – fotografi kjo e cila është kapur rastësisht nga paparacët.
Këngëtarja me prejardhje nga Kosova e shoqëroji fotografinë me një emoji në formë zemre, duke treguar kështu se është tejet e dashuruar me Anwar.
Këtë vit, ajo madje e solli për herë të parë në Kosovë të dashurin e saj të ri gjatë muajit gusht, kur u mbajt edicioni i dytë i festivalit “Sunny Hill”. /Telegrafi/