Dua Lipa si “një grua e pasur në funeralin e burrit” duket kaq seksi
Mund të themi padyshim se Dua Lipa është një kameleon kur vjen puna tek stili i saj. Mjafton të hapni Instagramin e këngëtares për të parë se tek ajo mund të gjeni stile të ndryshme që nga ato ekstravagante tek ato me shumë klas, siç janë edhe fotot e fundit. Dua ka pozuar me një këmishë të gjatë të zezë mëndashi e me pupla, me logon e Versaces.
Si çdo foto e saj, edhe këto imazhe morën menjëherë vëmendjen, madje edhe të Donatella Versaces, me të cilën Dua po bashkëpunon shpesh kohët e fundit për veshjet e saj. Kujtojmë këtu fustanin me flutur në “Grammy’s”.
Por le të rikthehemi prapë tek fotot me këmishën e zezë. “Vogue” e përshkruan pamjen e Duas si Morticia Addams ose si një grua të pasur që shfaqet në funeralin e bashkëshortit me këtë veshje. Sido që të jetë, Dua duket shumë seksi dhe plot klas.