Dua Lipa me parukier me vete, ai është i dashuri Isaac Carew
Që Isaac Carew është i dashuri perfekt për këngëtaren e famshme shqiptare, Dua Lipa, e kemi thënë shpeshherë. Ai nuk ka nguruar që të mësojë vallet shqiptare, adhuron ushqimin tonë tradicional dhe mbi të gjitha e mban Duan si princeshë. Por së fundmi ai na ka lënë të gjithë pa fjalë edhe me një gjest tjetër. Çifti ndodhet në Los Angeles dhe Dua ka postuar në profilin e saj në “Instagram” një video mjaft të bukur, ku ai shfaq talentin e parukierit kësaj here, shkruan Panorama Plus. I dashuri i saj, Isaac i ka ardhur në ndihmë që t’i drejtojë flokët. Në videon e postuar nga këngëtarja shqiptare, ai shfaqet me pjastër në dorë, shumë serioz teksa i stilon flokët e Dua-s. Në video ajo shkruan se Isaac po e ndihmon të pjastrojë pjesët që ajo nuk i arrin dot.