Dua Lipa nudo në kopertinën e “Elle”

Dua Lipa po kthehet në një nga këngëtaret më të suksesshme jo vetëm në Britaninë e Madhe, por në të gjithë botën. Albumi i saj “Future Nostalgia” i cili është lansuar në 27 mars, është ndër më të pëlqyerit.

Së fundmi Dua ka pozuar për kopertinën e revistës “Elle”. Në disa foto ajo shfaqet shumë ndryshe nga sa jemi mësuar ta shohim.

Dua ka pozuar nudo dhe para saj ka vendosur një kitare. Këto poza kanë marrë reagime të shumta pasi nuk është e zakonshme ta shohësh Duan kështu.