Dua Lipa në listën e njerëzve më të pasur në Mbretërinë e Bashkuar nën 40 vjeç, 90 milionë paund pasuri
Këngëtarët Dua Lipa dhe Harry Styles janë renditur ndër njerëzit më të pasur të Mbretërisë së Bashkuar nën moshën 40 vjeç. Pasuria neto e të dy këngëtarëve u publikua si pjesë e edicionit të parë të Listës së të Pasurëve të ‘The Sunday Times 2024’.
Në listën 40 Under 40, ishte Ed Sheeran ai që u emërua si muzikanti me pasurinë më të madhe në 2024. Këngëtarja e muzikës pop me origjinë shqiptare Dua Lipa është gjithashtu e emëruar në listën për vitin 2024, dhe në pozitën e përbashkët të 29-të me yllin e Harry Potter, Daniel Radcliffe. Secili prej tyre ka një pasuri prej 90 milionë paund.