Dua Lipa ndahet nga Paul Klein, i kthehet lidhjes me ish-in

Dua Lipa ka krijuar një histori të vërtetë filmash me punët e saj të zemrës. Pasi u nda nga modeli dhe shefi seksi i kuzhinës Isaac Carew, Dua nisi një histori të re më muzikantin Paul Klein, për të cilin kishte marrë edhe miratimin e prindërve. Por “The Sun” jep lajmin se se këngëtarja shqiptare është ndarë nga Klein dhe ka nisur të shkëmbejë mesazhe me ish-in e saj, Isaac. “Unë mund të zbuloj se ajo është ndarë nga Paul Klein pas pesë muajsh lidhje dhe i është kthyer kontaktit me ishin e saj Isaac Carew. Dua dhe Paul kishin një kohë vërtet të mirë së bashku, por gjërat nuk funksiononin. Ajo është shumë pozitive për këtë situatë dhe ka derdhur emocionet në albumin e saj të ri, të cilin e ka shkruar në Xhamajka dhe Los Anxhelos. Dua ka sërish kontakt me Isaac-un, me të cilin u nda vitin e kaluar, por ka qenë jashtë vendit javët e fundit kështu që nuk janë takuar me njëri-tjetrin”,shprehet burimi për “The sun”. Ndërkohë le të shohim se si do të vijojë romanca e komplikuar e këngëtares shqiptare më të pëlqyer të momentit.