Dua Lipa na bëri një *surprizë* gjatë intervistës për Vogue

Dua Lipa, ylli i muzikës që na bën gjithmonë krenarë, foli shqip gjatë një interviste për Vogue në rubrikën e njohur “What’s in My Bag”. Teksa tregonte çfarë kishte në çantën e saj, Dua na surprizoi duke thënë një fjali të thjeshtë, por plot kuptim në shqip:

“Përshëndetje, Vogue! Unë jam Dua Lipa dhe ja ç’kam në çantë sot.”

Këngëtarja ndau gjithashtu detaje rreth pasionit të saj për gjuhët, duke treguar se aktualisht po mëson spanjisht dhe frëngjisht, ndërsa në të ardhmen dëshiron të mësojë edhe italishten. Megjithatë, ajo theksoi se gjuha shqipe mbetet pjesë e pandashme e identitetit të saj dhe se e flet rrjedhshëm.

Kjo nuk është hera e parë që Dua promovon gjuhën shqipe. Qoftë në intervista ndërkombëtare apo gjatë momenteve spontane në skenë, ajo vazhdon t’i tregojë botës rrënjët e saj shqiptare.

Anabelmagazine