Dua Lipa mbërrin në Tiranë dhe shihet krah Anwar Hadid

Kjo nuk është hera e parë që Dua Lipa viziton Shqipërinë, megjithatë është hera e parë që zgjedh ta shijojë në këtë mënyrë.
25 vjeçarja është parë ditën e sotme në qendrën tregtare ‘Toptani’ së bashku me të dashurin e saj, Anwar Hadid. Dyshja ka lëvizur nëpër qendër, duke vizutuar kështu ambientet e ndryshme, pa mundur t’i shpëtojnë syrit të njerëzve të pranishëm.

Nuk do të ishte habi që Dua të shijonte edhe bregdetin shqiptar në këtë udhëtim të saj së bashku me Anwar, por kjo mbetet për t’u parë. Ndërkohë sot pritet që Dua të zhvillojë një konferencë për shtyp para gazetarëve./revistawho.com