Dua Lipa jo vetëm që është xheloze për Anwar, por ka bërë edhe një gjest që shumë vajza do ta kuptojnë
Gjithçka duket se po shkon më së miri mes Dua Lipës dhe Anwar Hadid. Motrat Gigi dhe Bella Hadid e kanë shumë përzemër romancën e çiftit dhe këtë e kanë dëshmiar plot herë.
Por, Dua së fundmi ka zbuluar një detaj që ndoshta fansat nuk e kishin menduar kurrë. Në “Watch What Happens Live”, këngëtarja ka rrëfyer se ia ka kontrolluar një herë mesazhet Anwar-it. Po, DUA ËSHTË XHELOZE!
Duket se dashuria për të dashurin aktual është shoqëruar edhe me ndjenjën e xhelozisë. Ka qenë kjo arsyeja që e ka shtyrë Duan të përfshihet në një situatë që shumë vajza e kanë kaluar. E sa për Anwar, ky i fundit nuk e ka patur aspak problem gjestin e partneres.
Dua dhe Anwar po bëhen gati një vit sëbashku. E nëse gjithçka do të ecë si momentalisht, me siguri do të dëgjojmë për ndonjë dasëm në të ardhmen… Nuk i dihet! /News31.al