Dua Lipa hedh poshtë lajmet se do performojë në ‘Kupën e Botës’ dhe thumbon me deklaratën!

Dua Lipa ka hedhur poshtë lajmet se do të performojë në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar, që do të zhvillohet të dielën më 20 nëntor në stadiumin Al Bayt.

Përmes një postimi në rrjete sociale, këngëtarja me origjinë shqiptare ka sqaruar se nuk do të performojë teksa shton se Katarin do e vizitojë vetëm kur të mbajë të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ka bërë kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës.

“Aktualisht ka shumë spekulime se unë do të performoj në ceremoninë e hapjes së Kupës së Botës në Katar. Nuk do të performoj dhe as nuk kam qenë ndonjëherë e përfshirë në ndonjë negociatë për të performuar. Do të bëj tifo për Anglinë nga larg dhe mezi pres të vizitoj Katarin kur të përmbushen të gjitha premtimet për të drejtat e njeriut që ka bërë kur fitoi të drejtën për të pritur Kupën e Botës”.