Dua Lipa flet për herë të parë rreth ndarjes nga Anwar Hadid: Jam mirë vetëm

Dua Lipa ka dhënë një intervistë së fundmi dhe për të parën herë ka folur rreth ndarjes nga Anwar Hadid, pas muajsh të tërë heshtje.

Ajo theksoi se tani është e përqeëndruar tek vetja.

“Kapitulli i ardhshëm i jetës time është të jem vetëm sepse kështu jam mirë. Disa njerëz do thonë: “Ua Dua shkoi në darkë e vetme’. Por nuk më intereon këtë e bëj çdo herë. Mendoj se është gjë e mirë edhe për ju ta bëni. Duhet të jeni të sigurt në veten tuaj. Kjo periudhë ishte e vështirë për mua, isha nervoze, tani jam në fazën që dua të di se si mund të jem unë me veten time. Definitivisht jam rritur”, rrëfeu Dua.

Anwar Hadid dhe Dua Lipa patën një lidhje të gjatë dhe ndarja erdhi papritur, por mesa duket këngëtarja nuk preferon të japë detaje të tjera vec këtyre.