Dua Lipa feston ditëlindjen, ja sa vjeç mbushi ylli i muzikës botërore

Diva e muzikës botërore Dua Lipa sot feston ditëlindjen. Artistja me origjinë shqiptare, mbush plotë 29 vjeç.

Në këtë ditë të veçantë artistja ka publikuar në Instagram disa foto dhe video tepër lozonjare ku luan me disa tullumbace në ngjyrë rozë dhe të kuqe.

“Dhe jeta vazhdon të bëhet më e mirë, faleminderit të gjithëve për urimet tuaja”, shkruan Dua në rrjetin e saj social.

Dua Lipa njihet botërisht me këngët e saj, dhe ka fituar çmime prestigjioze, ku përfshihen shtatë ‘Brit Awards’ dhe tre ‘Grammy Awards’. Revista Time e përfshiu atë në listën e 100 njerëzve më me ndikim në botë në vitin 2024.

Ajo punoi si modele përpara se të nënshkruante një kontratë regjistrimi me Warner Bros në vitin 2014. U bë e njohur me albumin e saj debutues me të njëjtin emër në 2017, i cili arriti kulmin në vendin e tretë në tabelën e albumeve në Mbretërinë e Bashkuar dhe krijoi këngët “Be the One”, “IDGAF”, dhe tingulli numër një në Mbretërinë e Bashkuar “New Rules”.

Së fundmi karriera e saj ka arritur kulmin e suksesit duke thyer rekorde në Spotify.

living.al