Dua Lipa elektrizon tifozët në hapjen e finales së Ligës së Kampionëve
Ka filluar zyrtarisht nata finale e Ligës së Kamionëve, e cila po mbahet në “Olimpic Stadium” në Kiev të Ukrainës.Ndeshja mes ekipit të Real Madritit dhe Liverpoolit ka mbledhur rreth vetes miliona shikues nga mbarë Evropa dhe jo vetëm. Ashtu siç ishte bërë e ditur edhe më herët, hapja e mbrëmjes është bërë nga këngëtarja e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa. Ajo ka performuar në qendër të stadiumit duke i dhënë një dimension tjetër fushës së gjelbër të rrethuar me mijëra fansa të dy ekipeve që sonte janë në garë.Lipa ka kënduar për fansat hitet e saj më të fundit, gjersa ka dhuruar një performancë elsktrizuese, shoqëruar nga balerinë profesionistë dhe kërcimtarë të shumtë në skenën e improvizuar. Me një paraqitje të ëmbël, portret ëngjëllor, dhe interpretim fantastik, këngëtarja shqiptare arriti t’i bëjë për vete të gjithë ndjekësit e ndeshjes Real Madrit dhe Liverpool. Dua kishte treguar pak ditë se favorizonte ekipin anglez në natën e sotme, madje edhe parashikimi i saj për ndeshjen ishte 3-2, në favor të Liverpoolit. Pas performancës, këngëtarja është shoqëruar në zonën VIP në tribunë, ku do të ketë mundësinë nga afër të ndjek ndeshjen finale dhe të bëjë tifo për ekipin e saj të preferuar. Ajo ndodhet në Kiev e shoqëruar nga stafi dhe babai i saj, Dukagjin Lipa.Kompeticionet e futbollit janë shndërruar në një sukses për artistet shqiptare, pasi kohë më parë Rita Ora kishte kënduar në kampionatin e femrave në UEFA, teksa më 15 qershor është Era Istrefi ajo që do të bëjë hapjen e Kampionatit Evropian së bashku me Will Smith dhe Nicky Jam. Ashtu siç ndodhi sonte, duket se e gjithë bota po dëgjon zërin e artisteve të famshme shqiptare, të shquara si ambasadoret më të mira të Kosovës, shkruan Telegrafi.