Dua Lipa e ka të dashurin kuzhinier, por ajo gatuan vetë për të
Dua Lipa ka ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në muzikë dhe sot renditet ndër këngëtaret më të mira në mbarë botën. Dikush mund të mendojë se përveç muzikës, Dua nuk di të bëjë gjë tjetër, por i dashuri i saj ka vërtetuar të kundërtën. Prej më shumë se një viti këngëtarja me origjinë shqiptare është në një lidhje me një shef të njohur kuzhine, Isaac Carew. Sigurisht që Isaac di të gatuajë shumë mirë, por vaktet e tij mesa duket ja beson Duas.
Ai ka publikuar në ‘Instagram’ një video në të cilën këngëtarja shihet duke i përgatitur mëngjesin. ‘Ajo më trajton mirë”, ka shkruar Isaac bashkëngjitur videos, duke treguar se i pëlqejnë shumë ushqimet e të dashurës së tij, shkruan Who.Tani që zbuluam se është jo vetëm e suksesshme, por edhe di të kujdeset për të dashurin, me siguri Dua Lipa do të ishte vajza e ëndrrave të çdo djali.