Dua Lipa e çon në një tjetër nivel lidhjen me të dashurin e ri (ish-in e Rita Orës)

Pasi bëri publike lidhjen me ish-in e Rita Orës, regjisorin Romain Gavras, Dua Lipa u shfaq me të, rrëzëllitëse, në tapetin e kuq në “Festivalin e Filmit” në Kanë.

Dua (27 vjeç) dhe Romain (41 vjeç) dukeshin mjaft të lumtur dhe të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit në daljen e tyre të parë publike.

Zërat për lidhjen e tyre nisën kur u fotografuan së bashku në një festë në Londër në shkurt të këtij viti, më pas, u panë në Javën e Modës në Paris super të afërt dhe në mars. Një burim tha asokohe se “dyshja janë bashkë prej muajsh. Ajo ndien se Romain e kupton plotësisht. Ata të dy janë njerëz vërtet kreativë”.

Romain, nga ana tjetër, është mjaft i njohur në industri dhe ka realizuar videoklipe për Kanye West dhe M.I.A dhe ka qenë në një lidhje me Rita Orën, përpara se ajo të martohej me regjisorin Taika Waititi.

Anabelmagazine