Dua Lipa dhe Rita Ora vazhdojnë luftën e ftohtë, ja ç’bëjnë për inat të njëra-tjetrës
Edhe Dua Lipën në koncertet e saj e përshëndesin me flamujt shqiptarë. Në koncertin e fundit në Finlandë, Dua Lipa ka mbledhur numër të madh të shikuesve, e mes tyre ka pasur edhe të tillë që kanë sjellë me vete flamujt e Shqipërisë dhe Kosovës. Në fotografitë e postuara shihen këta flamuj si përshëndetje dhe pritje e nderuar për Dua Lipën në këtë vend. Para Duas, edhe Rita Ora në Instagramin e saj publikoi fotografi nga koncerti i saj në Porec të Kroacisë, e në të cilat shiheshin fansa të saj me flamuj të Kosovës dhe Shqipërisë. Madje, Rita në këtë koncert ngjiti në skenë flamurin e Kosovës, sikurse atë të Kroacisë, gjatë përformancës në skenë, sipas Express. Ndryshe, edhe ky veprim i Duas mund të shihet si reagim i krijueses së hitit “Neë Rules”, ndaj Rita Orës. Marrëdhëniet e tyre jo të mira janë diskutuar vazhdimisht në kohët e fundit në mediat, si vendore edhe ato ndërkombëtare.