Dua Lipa dhe Rita Ora në një bashkëpunim me njëra-tjetrën? Ja ku do ti shohim së shpejti dy vajzat
Dy këngëtaret e njohur shqiptare me famë botërore, Dua Lipa dhe Rita Ora do të performojnë së bashku në ceremoninë e hapjesë së “Lojërave Mesdhetare” të vitit 2030 që do të mbahet në Kosovë.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë zëdhënësi për media i Komunitetit Olimpik të Kosovës Kushtrim Krasniqi gjatë konferencës “Kufijtë e Lirisë së Fjalës”.
Ai tha se deri në vitin 2029 do të ndërtohet stadiumi nacional, ndërsa theksoi se në këto lojëra nuk do të ketë vetëm sport, por edhe kulturë dhe art ku do të performojë njëra nga yjet e muzikës ose te dyja, Rita dhe Dua.
“Do të ndërtohet stadiumi nacional, i shumëpërfolur deri më tani, por që tani ka një garancion që duhet patjetër të ndërtohet të paktën deri në vitin 2029 sepse në atë stadium përveç që do të organizohen ndeshjet e futbollit parashihet që të zhvillohet edhe ceremonia hapëse dhe mbyllëse e që pritet t’i ketë 30 mijë tifozë të pranishëm në ceremonisë hapëse. Pra, këtu nuk do të ketë vetëm sport, do të ketë edhe kulturë dhe art dhe njëra prej mundësive që të përformojë në ceremoninë hapëse njëra ose dy yjet tanë të muzikës siç janë Rita Ora dhe Dua Lipa, pra është edhe kjo mundësi që t’i kemi të pranishme që të joshim sa më shumë turistë ne ceremoninë hapëse dhe jo vetëm”, tha Krasniqi.
panorama.al