Dua Lipa dhe Rita Ora në listën e personazheve më të pasur nën 30 vjeç

Ed Sheeran kryeson listën e revistës “Heat” për Vip-at më të pasur nën 30 vjeç, me një pasuri prej 210 milionë paundësh. Harry Styles dhe Ema Watson qëndrojnë në podium, ndërsa KSI futet në listë për herë të parë dhe në një pozicion shumë të mirë.

Lista “futet në bankat” e personazheve të njohur në Britani dhe jashtë saj, për të kuptuar si yjet i nxjerrin të ardhurat e tyre dhe të dhënat janë mjaft interesante. Pavarësisht se ka bërë një hap pas nga karriera muzikore, pasi është bërë baba për herë të parë, Sheeran ka bërë vitin e fundit 40 milionë paund, pjesërisht falë 9 milionë biletave të shitura për turin muzikor “Divide”

Harry Styles i ka shtuar pasurisë së tij prej “One Direction” të ardhura prej suksesit të albumit “Fine Line” dhe një marrëveshje me Gucci-n. Edhe ish-pjesëtarët e tjerë gjenden në top 10 e listës.

Edhe Dua Lipa e Rita Ora gjenden në top 20, përkatësisht në vendin e 12-të dhe 14-të, ndërkohë që shohim edhe yjet e “Star Wars”, Diasy Ridley dhe John Boyega, të pozicionohen mirë. Në sy bie edhe çifti i reality show “Love Island”, Molly Mae Hague dhe Tommy Fury, me një pasuri të përbashkët prej 4 milionë paund.

Jashtë Britanisë, më e pasura është Kylie Jenner, e cila ka shitur vitin e fundit 51% të kompanisë së saj tek Cory, për 425 milionë paund, ndërkohë që merr plot 780 mijë paund për një postim në Instagram. Në vend të dytë është Tyler Swift, për herë të fundit në këtë listë, me 380 milionë paund. Fitimet kanë ardhur pas 3.2 milionë kopje të shitura të albumit “Lover” dhe më shumë se 1 milion kopje të albumit “Folklore” për më pak se 3 muaj.

Lista e plotë:

Ed Sheeran, 29, (£210m)
Harry Styles, 26, (£74m)
Emma Watson, 30, (£58m)
Niall Horan, 27, (£55m)
Little Mix (£54.3m)
Louis Tomlinson (£47m)
Liam Payne, 27, (£46m)
Cara Delevingne,28, (£42m)
Zayn Malik, 27, (£38m)
Sam Smith, 28, (£35.5m)
Aaron Taylor-Johnson, 30, (£24m)
Dua Lipa, 25, (£22m)
Daisy Ridley, 28, (£20.3m)
Stormzy, 27, (£20m) dhe Rita Ora, 29, (£20m)
John Boyega, 28, (£17m)
George Ezra,27, (£13m)
KSI aka Olajide Olatunji, 28, (£12m) Hyrje e re
Sophie Turner, 24, (£10.5m)
Nicholas Hoult, 30, (8.5m)
Dev Patel, 30, (£7.8m)
Sam Faiers, 29, (£7.3m)
Joey Essex, 30, (£6.75m)
Tom Holland, 24, (£6.4m)
Tommy Mallett, 28, (£6m)
Saoirse Ronan, 26, (£5.7m) Hyrje e re
Maisie Williams,23, (£5.4m)
Jodie Comer, 27, (£4.9m) Hyrje e re
Olivia and Alex Bowen, 26 and 29, (£4.5m)
Molly-Mae Hague and Tommy Fury, both 21, (£4m) Hyrje e re

/News31

Burimi: The Sun